Broja rikthehet te Ipsuiç, gati kontrata

Armando Broja te Ipsuiç Taun, ndoshta është momenti i duhur. Sulmuesi shqiptar ishte gati të largohej nga Çelsi një javë më parë por marrëveshja me klubin e sapo promovuar në Premier League u anulua për shkak të një problemi të zbuluar gjatë ekzaminimeve të tij mjekësore. Një pengesë e cila, sipas Sky Sports UK, është zgjidhur në orët e fundit.

Broja duhet të lëvizë me formulën e huazimit, me klubet që kanë diskutuar mundësinë e vendosjes së një të drejte e cila mund të kthehet në detyrim me arritjen e kushteve. Paga e tij duhet të mbulohet plotësisht nga blutë.

Lojtari i lindur në vitin 2001, i konsideruar gjithmonë talent, luajti 38 ndeshje të ekipit të parë, 38 me Southampton, 34 me Vitesë (Eredivisie) dhe 8 me Fulhem, duke shënuar respektivisht 3, 9, 11 dhe zero gola.

Në kombëtare ka 23 paraqitje për Shqipërinë dhe 5 gola, përveç 6 ndeshjeve në U21 dhe 7 me U19, me të cilat ka shënuar 4 dhe 6 gola. Produkt i Akademisë së Londrës, ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në formë huazimi te Fulhem dhe ishte ndër lojtarët që stërviteshin veçmas nga ekipi i parë pasi nuk ishte pjesë e planeve të menaxherit të ri, Enzo Mareska. Në të kaluarën, Milani, Juventusi dhe Napoli ishin gjithashtu në bisedime me shqipatrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!