Ipsuiç zyrtarizon sulmuesin Klark, Broja jashtë planeve
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi Armando Broja duket se bën prapakthehu. nuk do të transferohet te Ipsuiç.Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se pavarësisht se sulmuesi kuqezi i’u nënshtrua vizitave mjekësore, marrëveshja mes palëve sipas tij konsiderohet e dështuar.
Ky lajm vjen e përforcohet më shumë pasi klubi anglez Ipsuiç Taun, i sapo promovuar në Premier League, ka njoftuar në kanalet e tij zyrtare nënshkrimin e dhjetë të këtij merkato.
Ky është anësori sulmues Xhek Klark, i lindur në vitin 2000, vjen nga Sanderland në mënyrë të përhershme, duke iu bashkuar klubit të ri me një kontratë pesëvjeçare.
Klark bëri 114 paraqitje për ekipin e Sandërland duke shënuar 28 gola dhe gjithashtu ka luajtur edhe për Lids, Totenhem, QPR dhe Stokë Siti./Sportiim.al/