Tonali përfundon dënimin 10 mujor, Njukasëll e përfshin…

Ish mesfushori i Milanit Sandro Tonali do të jetë sërish në dispozicion për Njukasëll nga e mërkura e 28 gushtit.

Italiani mbeti jashtë listës së Spaletit (Euro 2024), ndërsa për llogari të përfshirjes në baste ka vuajtur dënimin prej dhjetë muajsh.

Njukasëll i Edi Hau e bëri të ditur këtë në një deklaratë, duke shpjeguar se ata “kishin marrë konfirmim zyrtar nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) se sanksioni sportiv i lojtarit do të zgjasë deri të martën e 27 gushtit”.

“Qymyrxhinjtë” pritet të udhëtojnë drejt Notingham Forest në raundin e dytë të Kupës së Ligës në javën që fillon të hënën më 26 gusht (data ende nuk është konfirmuar), përpara se të presin Totenhamin në Premier League në St. James’ Park të dielën më 1 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!