Shkëlqeu në Europian, Mamardashvili një hap larg Liverpul

sportiim2

Luajti në nivel të lartë me Gjeorgjinë në Euro 2024, portieri i Valencias Xhorxhi Mamardashvili (23) është në ballinë të kërkesave të këtij sesioni veror të merkatos.

Kështu, pasi sezonin e kaluar portieri i Valencias ishte ndjekur, ndër të tjera, nga skuadra si Bajern Mynih dhe Inter, sipas asaj që raporton Marca, Liverpul është skuadra më e vendosur për ta pasur atë që këtë verë.

Raportohet se Reds kanë nisur ofertën e tretë drejt klubit iberik e cila vertitet te 35 milion euro. Sidoqoftë Liverpul nuk ka arritur ende 40 milionët e kërkuara për ta pasur gjerorgjianin.

Topi i kalon tani presidentit të Valencias, Lim, i cili do të duhet të vendosë nëse do të pranojë ofertën e fundit apo do të mbajë linjën e tij të hekurt për 40 milionë. Transferimi është më afër se kurrë.

?>