Tjetër shqiptar në Premier, Gruda drejt Brajton

Mesfushori 20 vjeçar do jetë nën urdhërat e trajnerit Fabian Hurzeler, i cili zuri vendin e De Zerbit.

Futbollisti me prejardhje nga Shkodra Brajan Gruda pritet të transferohet në orët në vijim n; Premier League duke u larguar përfundimisht nga Mainzi i Bungeslig;s gjermane.

Lajmin e bën të ditur eksperti i merkatos italiani Fabrizio Romano.

“Brajan Gruda në Brighton, ja ku jemi. Arrihet marrëveshja që mesfushori gjerman të largohet nga Mainzi për t’iu bashkuar projektit të Brighton & Hove Albion”, shkroi eksperti i transfereve.

Gjithnjë sipas tij, mesfushori i të rinjve të Gjermanisë do të nënshkruajë kontratë afatgjate. Për kartonin e Grudës, Brajton pritet të paguajë afro 30 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!