Uest Hem dhuratë Lopetegui-it, zyrtarizohet Uan Bisaka
Aaron Uan-Bisaka largohet nga Mançester Junajtid pas pesë vitesh dhe tani është një lojtar i ri i Uest Hem, duke iu bashkuar klubit londinez deri në vitin 2031.
Blerja e mbrojtësit të djathtë anglez u njoftua nga vetë klubi i ri përmes një njoftimi zyrtar për shtyp:
“West Ham United është I lumtur të njoftoj nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë Aaron Wan-Bissaka, 26 vjeç, i cili i bashkohet Hammers nga Manchester United në një kontratë shtatëvjeçare për një tarifë të pazbuluar”.
Ndërkohë një urim special për mbrojtësin ka bërë edhe Mançseter Junajtid me fjalët:” Aaron do të jeshë gjithmonë pjesë e familjes së Junajtid dhe urimet tona më të mira”