Esat Mala, fitues i çmimit “Talenti i sezonit”

Esat Mala është fituesi i çmimit “Talenti i sezonit 2018-2019”, falë anketës tradicionale organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkon”, në edicionin e 11-të të saj.

Mesfushori i talentuar i kampionëve në fuqi dhe kombëtares U-21 të Shqipërisë, falë votimeve të një jurie të përbërë nga trajnerë dhe gazetarë sportivë, arriti të shpallet fitues të këtij çmimi presitigjoz, duke grumbulluar numrin më të madh të pikëve.

Ceremonia e rastit është organizuar në ambientet e klubit të futbollit Partizani. Çmimi Esat Malës i është dorëzuar nga drejtori ekzekutiv i shoqatës “Sporti na Bashkon”, Gëzim Nushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!