Rasëll skualifikohet, Çmimi i Madh i SPA i shkon Hamilton
Britaniku Xhorxh Rasëll fiton GP-në në pisten e SPA (Belgjikë) në raundin e katërmbëdhjetë të kampionatit botëror F1 të. Në pistën ‘Spa-Francorchamps’, piloti i ekipit Mercedes i befason të gjithë me strategjinë e një ndalese, ndryshe nga pjesa tjetër e garuesëve që ndaluan dy herë në pit stop.
Por fitorja e tij e tretë në F1 është nën hetim, sepse W15 u gjet nën peshë gjatë kontrolleve teknike.
Në fakt, me makinën e tij Mercedes, Rasëll e shtyn veten përtej çdo kufiri, duke triumfuar përpara shokut të tij të skuadrës Luiis Hamilton, i cili kishte parashikuar triumfin pas një fillimi të shkëlqyer.
Dhe në fund vijën e finnishit arritën dy britanikët të ndjekur nga MekLaren e Oskar Piastrit. Duket se endimi përfundimtar i komisionerëve të garës e ka penalizuar Rasëllin teksa fitorja i shkon Hamilton./Sportiim.al/