Kaljari shet abonetë, barazim në testin me Modena-n

Nga 16 416 vende që ka kapaciteti i stadiumit sard, 13 500 janë okupuar përmes aboneve.

Barazimi ndërmjet Modenës dhe Cagliarit (2-2) në ndeshjen miqësore në Modena. Zhilozi shënoi për vendasit me një goditje të bukur nga jashtë zone në minutën e 33-të të pjesës së parë.

U përgjigj menjëherë Kaljari i Alen Sherrit me një goditje me kokë nga Pikoli pas një krosimi të Obert. Në pjesën e dytë Palumbo kaloi në avantazh nga penalltia sërish ‘kanarinat’ pas një goditjeje me dorë të Hatzidiakos në zonë.

Në fund një goditje me kokë nga Pavoleti pas një krosimi nga Makoumbou prodhoi barzimin 2-2.

Ndërkaq klubi i Kaljarit ka realizuar shitjen e aboneve të këtij sezoni në Serie A teksa raportohen 13 500 vende të prenotuara./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!