Tirana jep shenja pozitive, kalon Vorën në miqësore

sportiim2

Tirana kalon në miqësore Vorën e Kategorisë së Parë. Ndeshja e luajtur këtë pasdite në Pogradec, bardheblutë fituan 1-0 me një gol të realizuar nga Abel Abah që në minutën e 2′-të.

Për trajnerin Bledi Shkëmbi ky sukes është konsideruar i vlefshëm pasi bardheblutë janë drejt konsolidimit para se të startojnë më 18 gusht kampionatin me sfidën e parë në transfertën e Laçit.

Ndërkohë Vora tani e drejtuar nga Bellai dështon pas dy sukseseve në miqësore me vlonjatët dhe korçarët. Njëherazi skuadra vorake mbyll dhe përgatitoret në Pogradec./Moisi Dalipi/

?>