Partizani në sfidën e jetës, Egnatia luan për… ‘një pikë’
…tani radhën e ka Partizani. E ka Egnatia, kampionia e Shqipërisë për të dalë e pamundur në Shkodër me Vikingur. Në fushë të enjten edhe Llapi për të “shetitiur” ndaj Bronby të Danimarkës me të cilën humbi një javë më parë 0-6.
Conference League bëhët serioze. Kryesisht për Partizanin. Të kuqtë do të takohen të enjten me Iberia 1999 në “Elbasan Arena” në një duel vendimtar. Ndeshja e vjatjes i shkoi skuadrës gjeorgjiane 2-0, ndaj të besuarit e Orges Shehin kanë mbi supe peshën e duelit super të vështirë.
Nga skuadra janë larguar futbollistë cilësorë si Atanaskoski, Mensah, Murataj, Sota e megjithatë te kampi i ‘demave’ mdihen optimistë se mund të përmbysin. Nga Cerriku, aty ku Partizani është grumbulluar vijnë lajme pozitive.
Së paku kontigjenti në dispozicion ka shfaqur mendësi dhe gadishmëri por dhe besim se kjo ndeshje e kthimit mund të flasë për ta. Kundërhtari vjen pas humbes në Kupë 1-2 me Dinamo Batumi (28 korrik). Arbitër Xhejmi Robinson nga Irlanda.
Egnatia fitoi në Islandë me kampionët ishullor 0-1 por në “Loro Boriçi” do t’i duhet mjaft punë e kujdes për të kaluar. Rrogozhinasit pas kthimit nga Italia teksa u mundën 4-0 nga Napoli në miqësore, seancave në Rrogozhinë, nga sot janë vendosur në Shkodër.
Rikthehet në dispozicion Arbin Zejnullai. Nga ana e tij Vikingur (28 korrik) fitoi thellë 5-1 me Kopavogur në kampionat. Gjykon portugezi Fabio Verisimo.
Të enjten, Conference League
20:00
Partizani- Iberia 1999 (0-2) në Elbasan
Egnatia- Vikingur (1-0) në Shkodër
17:00
Llapi- Brondby (0-6)në Podujevë./Sportiim.al/