Ballkani prova e së vërtetës, Drita, Deçiç e Struga për të mbrojtur…kualifikimin

Liga e Konferencës rikthehet sot me skuadrat shqiptare. Fillimisht në orën 17:00, Drita e Gjilanit do të luajë në Podujevë me Brediablik (Islandë) në përpjekje për të ruajtur suksesin e arritur një javë më parë 2-1.

Pak më vonë, radha e Strugës. Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani fitoi 2-1 në Shkup me armenët e Pjunik teksa sot do të kërkojë kualifikimin në Jerevan (18:00).

Ndërkohë Ballkani i Dajës zhgënjyes në ndeshjet europiane të verës deri tani, ka provën e “zjarrit” në orën 20:00 teksa pas 0-0 të vajtjes (luajtur në Podujevë) do të kërkojë biletën e turit të tretë të Conference League ndaj Hamrun Spartans të Maltës.

Deçiç i Tuzit laun në orën 21:00 në Podgoricë ndaj Dinamo Batum. E para e fituar në transfertë nga ekipi shqiptar 0-2.

Sakaq Partizani- Iberia 1999 dhe Egnatia-Vikingur zhvillohen të enjten. Sikundër dhe Llapi- Bronby /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!