Dinamo rikthen stemën, tifozët: Kjo është Dinamo jonë
Lidhur me përpunimin e stemës nga Dinamo Siti Durrës 2023 te Dinamo Siti Tiranë 1950, reagimet ishin mjaft pozitive.
Dinamo rikthen stemën e dëshirave të simpatizantëve të saj dhe e nis me Dritan Mehmetin në krye të pankinës si dhe ndihmës të tij Fatjon Tafajn, Ilir Bozhiqin dhe Korrado Sakonen.
Postin e drejtorit sportiv te blutë e ka marrë Luan Pinari, njëherazi përgjegjës dhe për akademinë e klubit.
Dje klubi kryeqytetas, ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit portierin Aldo Teqja nga Flamurtari dhe shkodranin Eridon Qardaku ardhur nga Vora.
Më herët Dinamo Siti ka afruar edhe mesfushorin Bruno Dita. /Sportiim.al/