Copa America/ Kanadaja në histori, shkon në gjysmëfinale

Pas Argjentinës në Kupën e Amerikës kualifikohet në gjysmëfinale edhe Kanadaja. Me të njëjtën rrugë, atë të goditjes së penalltive.
Ndaj Venezuelës, çerekfinalja e dytë luajtur në Arlington (Teksas) erdhi pas barazimit 1-1 në 90′ dhe kohës shtesë 2×15′ pa asnjë ndryshim.
Në minutën e 13’të, Shafelburg realizoi për Kanadanë ndërsa në të 64′ Venezuela balancoi shifrat me Rondon. Penalltitë u fituan nga Kanadaja 3-4.
Kështu sipas formulës së CONMEBOL Copa America, dueli i parë gjysëmfinal do të jetë Argjentinë- Kanada (10 korrik ora 02:00) planifikuar të zhvillohet në Nju Xhersi.
Ndërkaq në hyrje të datës 07 korrik, Kolumbi- Panama (00:00) dhe Uruguai- Brazil (03:00) do të prodhojnë duelin tjetër./Sportiim.al/