Italia vuan ndaj Zvicrës, Liga bën gati kalendarin e Serie A

E ndërsa Italia po vuan ndaj Zvicrës në duelin e parë të fazës për 1/8-at e Euro 2024 (pjesa e parë 1-0, Frojler 37′) për helvetët, nga Italia vjen njoftimi se kalendari për sezonin 2024/25 të Serisë A do të prezantohet të enjten më 4 korrik duke filluar nga ora 12:00.

Liga italiane, përmes një njoftimi për shtyp, do të zbulojë datën në të cilën skuadrat do të zbulojnë se në cilën radhë do të përballen me kundërshtarët e tyre.

Kampionati italian do të rinis të dielën 18 gusht, ndërsa afati i fundit është caktuar 25 maj 2025. Pushimi i parë për kombëtaren 2-10 shtator; pushimi i dytë kombëtar 7-15 tetor; pushimi i tretë kombëtar 11-19 nëntor.

Superkupa kombëtare 2024: fillimi i janarit 2025 në Arabinë Saudite; Pushimi i katërt kombëtar 17-25 mars 2025. Ndërrimet e mesjavës dhe para Krishtlindjeve ende nuk janë zyrtarizuar.

Më herët Premeir League dhe La Liga e kanë zbardhur kalendarin e seonit të ri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!