F1/ Verstapen, fitorja e tretë radhazi në Montreal
Maks Verstapen ka fituar Çmimin e Madh në Formula 1 zhvilluar në Montreal (Kanada). Holandezi i nisur i dyti (pas Rasëll) arrin suksesin e 60 në një garë të Formula 1, duke thelluar edhe një herë diferencën në kreun e renditjes së Botërorit.
Në shoqërinë e reshjeve të shtuara piloti i Red Bull e pati të vështirë por gjithësesi, arriti të bëjë diferencën. Ai përfitoi sekonda në xhiron e 25-të ndërsa në pistë u fut makina e sigurisë pas një aksidenti të Serxhent dhe Norris.
Kështu vjen fitorja e tretë radhazi për Maks Verstapen në Montreal. Vendi i dytë i podiumit për Lando Norris me McLaren përpara britanikut Xhorxh Rasëll (Mercedes) që nisi nga pole position.
Një garë për t’u harruar për Ferrarin. Dy pilotët e kokëkuqes e nisën nga rreshti i gjashtë pasi u përjashtuan nga faza finale e kualifikimeve. Sharles Leklerk dhe Karlos Sainz të dy u detyruan të tërhiqen, gjë që nuk kishte ndodhur për dy vite.
Grafikisht mbërritja për 10 pilotët e parë në Kanada: