Kupa, pas pak shorti i tetë skuadrave në garë
Pas pak në ambientet e FSHF-së shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Sikundër ka njoftuar Departmenti i Garave, këtë të mërkurë me fillim orën 11:00, 8 skuadrat e kualifikuara do të mësojnë fatet respketive të këtij turi të edicionit të 72-të të Kupës.
Ndarë në dy vazo, Tirana, Partizani, Egnatia dhe Vllaznia (vazo 1) dhe Laçi, Kukësi, Erzeni dhe Teuta (vazo 2), do të shortohen mes tyre (vazo 1 peshkon vazon 2) me duelet që luajnë vajtje-kthim.
Skuadrat e vazos 2 janë pritëse ndërsa nuk njihet goli në fushë kundërshtare.
Në turin gjysmëfinal ka short të lirë.