Roma dy gola në shtesë, Liverpul befasohet nga Luton

Europa luajti sot disa ndeshje të nivelit të lartë në 5 kampionatet e saj kryesore. Në Premier League aty ku askush nuk e ka të sigurtë triumfin, u zhvilluan përmes spektaklit dy ndeshje për javën e 11 të saj.

Në këto takime, e përbashkëta e madhe lidhet me surprizat e tyre pasi si Aston Vila e veçmas Liverpul, shpërdoruan mundësitë e tyre për të marrë pikë të plota e bërë presion kreut. Skuadra e Emeri u mposht 2-0 në transfertën e Notingham Forest ndërsa Liverpul barazoi 1-1 në shtesë me debutuesit e Luton po në udhëtim.

Spektakli vijoi në mbrëmje në Serie A. Në “Olimpico’ të Romës, Leçe me Ylber Ramadanin në fushë, gati sa nuk bëri histori ndaj formacionit të Murinjos. Leçezët udhëhiqnin 0-1 deri në të 91′ por më pas Auzman dhe Lukaku përmbysën shifrat për 2-1 final.

Më herët Kaljari fitoi 2-1 me Xhenovan ndërsa Monza doli triumfatore 1-3 në fushën e Veronës. Fiorentina- Juve 0-1

La Liga pati në program 4 takime. Alaves kaloi 1-0 Almerian, Po 1-0 Valencia mundi Granadën teksa Vijareal- Bilbao prodhoi shifrat 2-3 për baskët. Real Madrid- Vajekano pa fitues 0-0.

Da takime në Bundesligë me Shtutgart që bie në fushën e Darmstad 2-0 ndërsa Volfsburg-Verder u mbyll 2-2./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!