Inter i pandalshëm, Siti e Bajern…superfuqi
Inter në udhëtim, thyen Atalantën e Gjimshitit në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A (1-2) dhe ruan kreun e kampionatit italian. Më herët Napoli fitoi 0-2 ndaj Salernitanës po në udhëtim. Milan- Udineze mbyll ndeshjet sot…
Zgjohet Mançester Junajtid në Premier League teksa fiton 0-1 me Fulhem ndërsa Siti shpartallon 6-1 Buornemuth. Fitore jetike dhe për Njukasëll i cili kaloi 1-0 Arsenalin.
Në Bundesligë, Dortmund nuk e përballon dot Bajernin pasi në ‘Iduna Park’ u mposht 0-4. Vendimtar dhe magjepës Leverkusen ndërsa dhe sot arriti të fitojë ndaj Hofenheim 2-3 për të ruajtur kreun e tabelës.
Rezultate sot, 5 ligat kryesore në Europë:
Premier League:
Fulhem- Mançester Junajtid 0-1
Brentford- Uest Hem 3-2
Bërnli- Kristal Palasë 0-2
Everton- Brajton 1-1
Mançester Siti – Buornemuth 6-1
Shefild Utd- Uolves 2-1
Njukasëll-Arsenal 1-0
Serie A:
Salernitana-Napoli 0-2
Atalanta- Inter 1-2
Milan- Udineze 0-1
La Liga:
Osasuna- Xhirona 2-4
Betis- Majorka 2-0
Selta- Sevilja 1-1
Sociedad-Barcelona 0-1
Bundesligë:
Union Berlin- Frankfurt 0-3
Frajburg- Gladbah 3-3
Mainz- Lajpcig 2-0
Këln- Augsburg 1-1
Hofenheim- Leverkusen 2-3
Dortmund- Bajern Mynih 0-4
Ligue1:
Lorient- Lens 0-0
Marsejë- Lilë 0-0 /Sportiim.al/
