Siti gjunjëzon Junajtid, Asllani vendimtar, PSV keqtrajton Ajaksin

Ndër ndeshjet e shumëta sot në Europë spikatën në Premier League Mançester Junajtid- Mançester Siti 0-3, në Serie A, Inter -Roma 1-0 dhe Napoli- Milan 2-2. Bilbao- Valencia 2-2 në La Liga, Leverkusen- Fraiburg 2-1 në Bundesligë, PSV-Ajaks 5-2 në Eredivisie etj.

Ndërkaq pati të veçanta në impiante të caktuara. Kështu në ‘Anfield’ ndërsa zhvillohej Liverpul- Notingem Forest (3-0) Diogo Zhota pas një goli të shënuar, ngriti lart fanellën e Luis Diazit, në shenjë solidarizimi për kolumbianin të cilit i kanë rrëmbyer prindërit.

Në mesditë, te një sfidë e çmendur në Serie A Kaljari- Frozinone (nga 0-3 në 4-3 final) u aktivizua për miqtë sulmuesi kuqezi Marvin Çuni (56′ minuta).

Po ashtu Kristjan Asllani ishte iniciusi i golit të vetëm të Interit fill pasi u fut në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!