Shqipëria në sfidën e jetës, “Gjermani 2024” kalon nga Arena Kombëtare

  • Ndeshja Shqipëri- Republika Çeke, Grupi E, ngre në këmbë Kombin, në ‘Air Albania Stadium’ ndeshja e madhe kualifikuese Euro 2024 (20:45)

Atmosefra e ndezur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ka nisur që në orët e para të medsitës. Në ‘Air Albania’ do të zhvillohet ndeshja me permasa historike për Kombëtaren kuqezi e cila në 20:45 do të përballet me Republikën Çeke për kualifikueset Euro 2024 të Grupit E.

Me objektivin për të mos humbur, Shqipëria e kësaj mbrëmje pritet të dhurojë magjinë e radhës e cila nëse vjen me tri pikë do të konvertohej me festën legjitime të kualifikimit në masën 90%. (i mjaftojnë 2 pikë në dy sfidat e nëntorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe)

Ndërkaq, Silvinjo ka gati formacionin ideal. Me Ismaljin dhe Kumbullën të pamundur (dëmtime) dhe Brojën që nuk do rrezikohet, braziliani duket se do ti besojë formacionit të fundit fitues. I vetmi ndryshim përkon me Arlind Ajetin në vend të Ardian Ismajlit.

Gjykon ndeshjen holandezi Dani Makelie (40)

Formacioni i mundëshëm:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj: Ramadani,Asllani,Bajrami; Asani, Seferi, Cikalleshi. Tr. Silvinjo/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!