Çekët nuk ndihen, të heshtur në hotel

Ndeshja Shqipëri-Çeki në Grupin E, Euro 2024, vendimtare për miqtë, në kazermë askush nuk “merr” frymë.
Çekia duket në stres para duelit me Shqipërinë. E nisi presidenti i Federatës së futbollit të tyre Petr Fousek dhe u pasua nga trajneri Jorsllav Silhavi kur tha për mediat vendase se: “nëse nuk do të jemi 100%, ata të shqyejnë”.
Të trembur në maksimum duken dhe futbollistët e përfaqësuesës çeke që janë akomoduar në një hotel në afërsi të Lanës në kryeqytet. Në koridore nuk dëgjohet asnjë zë dhe lojtarë e stafe qëndrojnë totalisht në heshtje.
Ndërkohë mediat që shoqërojnë skuadrën çeke kanë raportuar se përfaqësuesën e tyre e pret vertetë një “Ferr”. Sipas tyre ambienti ende pa nisur ndeshja (në seancë) janë evidentuar Pilsa mbi ndenjëse që sipas tyre rrit adrenalinën në shkallë.
“Kur ekipet e televizionit vendas po filmonin startin e seancës stërvitore të së mërkurës së ekipit të trajnerit Silhavi, disa nga reporterët vendosën një aksesor të veçantë në kokë. Një kapele tradicionale e bardhë shqiptare me shqiponjë të zezë dykrenare në ballë. Duket qartë qartë se çfarë e pret kundërshtarin këtu…” shkruan Sport.cz.
Po si rreshtohen sot rivalët e Shqipërisë?.
Pavlenka në portë e më pas: Holes, Brabek, Krejçi, Sufal, Sadilek, Souçek, Provod, Çerni, Kuçta dhe Çvançara. Tr. Jaroslav Silhavi./Sportiim.al/