Daja ka gati Ballkanin, sot ndaj Dinamo Zagreb
Conference League sheh sot në fushë të vetmen skuadër shqiptare në ndeshjet në grupe. Ballkani nga Suhareka do të luajë duelin e dytë në këtë impenjim të dytë radhazi ndërsa sot në 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri’ (Prishtinë) do të presë gjigandët kroatë të Dinamo Zagreb.
Ekipi i Ilir Dajës pjesë e Grupit C, ende nuk ka pikë pasi në aktin e parë u mund nga Viktoria Plzen 1-0. Çekët do të luajë po sot ndaj Astana që gjithashtu ka zero pikë dhe mban vendin e fundit për shkak golaverazhi.
Conference League, Grupi C:
16:30 Astana- Viktoria Plzen
18:45 Ballkani- Dinamo Zagreb/Sportiim.al/