Pa tifozë? Partizani drejt Elbasanit…
Kupa për “demat”, ndaj Luftëtarit, përfundon në Elbasan
Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të dhunës së një javë më parë në Kamëz, sot drejtuesit e shtetit dhe të federatës së futbollit, duket se kanë konkluduar për rregulla të reja loje.
Nesër do të startojë kupa dhe çifti Partizani-Luftëtari listohet i pari që zbret në fushë. Të kuqtë, pritës në të vajtjes, kanë zgjedhur të luajnë jashtë Tirane.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit në rrjetet sociale, ndërsa ka zgjedhur “Elbasan Arenan” për të pritur gjirokastritët.
Të dënuar nga disiplina,”demat”, nuk do të kenë në krah tifozerinë, ndaj ky spostim drejt Elbasanit, duket i pranueshëm.
Por lëvizja e tyre drejt një stadiumi tjetër, me gjasë është diktuar nga fakti që në “Selman Stërmasi” të mërkuren, është në program sfida tjetër ajo mes Tiranës dhe Laçit.