Musta: ‘Kukësi gati, synojmë trofetë…’


Emiljano Musta, njëri nga lojtarët më kualitativ te grupi i Duros, me të cilët u bashkua gjatë verës, e ka speciale përballjen e së dielës.

Nga:Isuf Myrtaj

Nga Mavrova e Maqedonisë së Veriut, Kukësi nën drejtimin e Shpëtim Duros, përgatitorëve intensive atje, më në fund, ka gati platformën konkuruese për edicionin e ri që nis me 24 gusht.

Pas testit të sotëm me Vëllazërimin, parashikuar në 17 30 në Kërçovë,verilindorët pritet të marrin rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Në prag, finalja e Superkupës së Shqipërisë teksa të dielën në “Elbasan Arena”, Partizani dhe Kukësi, në duelin e nxehtë, për trofeun e parë sezonal.

Mesfushori  27 vjeçar, një ndër pikat më të forta të Flamurtarit edicionin e kaluar, luan ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Kukësit, ndërsa fakti që takimi me Partizanin, luhet në qytetin e tij Elbasan, i krijon mundësinë ideale për një prezantim dinjitoz.

 Duke folur për ‘Sportiim.al’, Musta tha sot, se shanset e trofeut të parë mes Partizanit dhe Kukësit janë 50%-50%.

Si po shkon Kukësi?

Shumë mirë, ka frymë pozitive dhe stërvitjet kanë qënë impenjative.

Sot me Vëllazërimin?

 “Po është testi i fundit përpara se të kthehemi në Shqipëri. Uroj të shkojë mirë dhe të jemi gati për Superkupën që do luajmë të dielën në “Elbasan Arena”.

I trembeni Partizanit?

Aspak. E shoh një sfidë shumë të luftuar. Në kushtet që jemi, mendoj se dueli është në balancë të plotë. Mendoj  50%-50%.  Ndërkohë që personalisht nëse do jem në lojë, them se kam dhe avantazhin fushë, pasi luaj në qytetin tim (qesh)”.

Fryma e teknikut Duro?

Dihet që profesori është model në angazhime të larta. Gjithçka vjen në sinkron me idetë e tij dhe ne ndihemi shumë mire”.

Objektivët e Kukësit për sezonin e ri?

Mirë do ishte të formulohej ndryshe pyetja. Që do të thotë se Kukësi  për sa trofe do luftojë. Sinqerisht te ne, janë si objektiv të tre trofetë. Pavarëisht se ku do t’i luajmë takimet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!