Mesi thirrje Nejmar: “Mos shko te Reali”!

Sipas “Marca”, argjentinasi i ka telefonuar shokun e vjetër të skuadrës, duke e ftuar atë të kthehej në Barça

Duke parë fotomontazhet e Nejmar me fanelën e Real Madrid, katalanasit janë shqetësuar shumë. Kështu, sipas asaj që u zbulua nga “Marca”, Lionel Mesi ka hyrë në skenën e “hit”-it të verës dhe e ka thërritur ish-shokun e skuadrës: “Kthehu te ne, mos shko te Real”. Citati është një rindërtim, natyrisht, por thelbësorja e fjalëve të tij duket se ka qenë e tillë.

Nejmar u largua nga Barcelona në verën e 2017, vetëm për të jetuar jashtë hijes së Leos. Dëshira e tij ishte që bëhej zot i parë në një klub tjetër, të fitonte me te Champions dhe pastaj të shkonte deri te “Topi i Artë”.

Projekti i dështoi brazilianit, sepse PSG kurrë nuk ka arritur në fund. Por, përtej aspektit profesional dhe ambicies personale, marrëdhëniet mes të dy futbollistëve kanë qenë gjithmonë të mira, ashtu si edhe ato me Luis Suarez.

“I frikësuar” nga ideja, për ta parë Nejmar te Reali, mendohet se Mesi është përpjekur ta bindte atë, për të reformuar “M-S-N”, edhe nëse sot te Barça ka një kampion tjetër me Grizman, sigurisht një alternativë shumë e vlefshme për “tridentin”, që për 4 vjet dha shfaqje, nga 2013 deri në 2017.

Në këtë periudhë, katalanasit fituan gjithçka, përfshirë Champions dhe kupat e Botës për klube. Tani duhet të kuptojmë dy gjëra: nëse Nejmar do ta dëgjojë Leon dhe nëse Barça, do të ketë forcën ekonomike ta heqë atë nga ambiciet e Realit, që e tundon me ofertën ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!