UEFA në Tiranë, ja rregullat e një ndeshjeje

“U zhvillua sot, në ambientet e Hotel “Tirana International”, seminari me Shefin e Delegatëve të UEFA-s, z.Stephane Keller. Të pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm ishin të gjithë delegatët që angazhohen nga FSHF në garat futbollistike që zhvillohen në vendin tonë.

Z.Keller, pasi bëri një prezantim të detyrës së tij dhe foli për punën e tij në përditshmëri, shpjegoi për pjesëmarrësit sesi duhet të punojnë në rolin e delegatit si edhe bashkëpunimi që duhet të kenë me të gjithë faktorët pjesëmarrës në një ndeshje futbolli. Ai shpjegoi praktikat më të fundit të organizimit dhe menaxhimit të një ndeshjeje, si edhe vuri në pah që gjithmonë, një delegat duhet të jetë fleksibël në varësi të rrethanave dhe siguria duhet të jetë thelbësore, në mënyrë që të mos cënohet gara.

Ky seminar një ditor u zhvillua me delegatët përpara fillimit të sezonit të ri futbollistik. Në cilësinë e Shefit të Delegatëve të UEFA-s, Stephane Keller, tregoi të gjithë eksperiencën e tij për përgatitjen e një ndeshjeje, që nga marrja e kontaktit me klubet disa ditë përpara zhvillimit të ndeshjes deri në përfundim dhe plotësimin e raportit nga vetë delegati.

FSHF synon që nëpërmjet këtij trajnimi të afrojë eksperiencën ndërkombëtare në organizimin dhe menaxhimin e një ndeshjeje futbolli, të rrisë nivelin e kualifikimit të delegatëve duke parë evoluimin e vazhdueshëm të futbollit në vendin tonë. Disa nga pikat ku u fokusua seminari ishin:
1. Krizat e menaxhimit gjatë ndeshjeve
2. Ndërprerja e ndeshjeve
3. Rastet e dhunës në stadium
4. Dhunimi i zyrtarëve të ndeshjes
5. Plotësimi i raportit final të ndeshjes
6. Komunikimi me klubet disa ditë përpara zhvillimit të ndeshjes
7. Takimi zyrtar me klubet ditën e zhvillimit të ndeshjes

Në fund të seminarit të gjithë delegatët iu nënshtruan një testimi që ishtë përgatitur nga zoti Keller së bashku me Sektorin e Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe koha e testimit ishte 20 minuta për t’u dhënë përgjigje”-shkruhet në faqen zyrtare te FSHF-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!