Shqipëri-Bullgari, dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore të 17 tetorit

Më 17 tetor, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: ebileta.al.

Çmimi i biletave për këtë takim miqësor të Kombëtares shqiptare varion nga 1.000 – 3.000 lekë. Tribunat pas porte S dhe N, si edhe tribunat këndore E101, E109, E201, E202, E210, E211 do shiten nga 1 mijë lekë të rinj, teksa tribunat E variojnë nga 2.000 – 3.000 lekë.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

  • Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
  • Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  • Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
  • Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. /FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!