Skënderbeu kampion, uron Duka
Pasditën e sotme në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, teksa u luajt java e fundit në inferiore, Skënderbeu i Korçës pas barazimit 0-0 me verdhjeshilët vendas, u korurëzua kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2022/23.
Trofeun në emër të FSHF-së e dorëzoi Zv/Presidenti i FSHF-së Lutfi Nuriu. Për korçarër të cilët së bashku me Dinamon janë ngjitur në Superiore, ka ardhur edhe urimi nga kreu i FSHF-së Armand Duka. Në rjete Presidenti i FSHF-së shkruan:
“Urime KF Skënderbeu për titullin në Kategorinë e Parë
Me mbylljen e sezonit në Kategorinë e Parë, pas një gare të luftuar deri në fund, mësuan dhe ekipin kampion për sezonin 2022-2023. Dua t’i shpreh urimet më të mira të gjithë lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit, Presidentit Takaj si dhe tifozëve të mrekullueshëm të Skëndërbeut për rikthimin e kësaj skuadra historike të futbollit shqiptar në Abissnet Superiore.
Jam besimplotë se ashtu siç kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë së tyre, skuadra bardhekuqe do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit shqiptar.”/Sportiim.al/