Rustami merr Kastriotin
KS Kastrioti njofton se Emiljano Çela nuk është më trajner i ekipit tonë. Çela ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes ndaj Tiranës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë. Krahas trajnerit të parë edhe ndihmësi i tij Bekim Kuli e ka mbyllur bashkëpunimin me KS Kastriotin pas kësaj ndeshje. Klubi i falënderon Çelën dhe Kulin për kontributin e dhënë dhe i’u uron suksese në karrierën e tyre.
Ditën e sotme, skuadra është stërvitur nga Shkëlzen Rustami i cili është rikthyer në klub pas afro një viti. Rustami do të mbajë postin e zëvendës trajnerit, por deri në emërimin e trajnerit të ri do të drejtojë edhe skuadrën si trajner i parë.