Guindo rikthehet te Laçi

sportiim2

Rikthim i rëndësishëm për skuadrën e Laçit. Sulmuesi Saliou Guindo duket se është “penduar” shumë shpejt dhe ka vendosur të jetë sërish pjesë e bardhezinjve.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë kurbinasit në rrjete sociale teksa theksojnë se kanë arritur marrëveshjen me golashënuesin më të mirë të sezonit të shkuar të Abissnet Superiore me 20 gola.

26-vjeçari u transferua gjatë merkatos së verës në Emiratet e Bashkuara Arabe ku mbajti veshur fanellën e FC Dibba por mesa duket aventura arabe nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Mali.

Kështu Guindo rikthehet në kampionatin shqiptar dhe do të jetë një kontribut i shtuar për sulmin bardhezi që në sfidat e fundit nuk ka prodhuar shumë./Sara Gjidiaj/

?>