Eleminimi/ Luis Figo: Fajtori është Santos
Legjenda luzitane akuzon teknikun me lënjën në stol të Ronaldos.
Ish ylli i Real Madrid dhe Kombëtares portugeze fitues i një Topi të Artë’ në 2000, Luis Figo, ka postuar një material duke e drejtuar gishtin e eleminimit të Portugalisë nga Maroku te trajneri Fernando Santos.
Figo shkruan:
“Nuk mund të fitosh Kupën e Botës me Ronaldon në stol. Mirë, fituat kundër Zvicrës. Rezultat i mrekullueshëm. Por a mund ta bëni këtë në çdo ndeshje? Jo. Lënia jashtë Ronaldos ishte një gabim.Kjo humbje është një menaxhim i keq nga personi përgjegjës.”
/Sportiim.al/