U15/ Femrat dështojnë ndaj Estonisë

Shqipëria U15 për femra luajti këtë të enjte sfidën e fundit kundër Estonisë, e vlefshme për turneun ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë, që u zhvillua në Shqipëri në datat 12-17 nëntor.

Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 7-0 në këtë ndeshje të tretë dhe të fundit të këtij turneu zhvillimor për këtë grupmoshë.

Ndërkaq, sipas rregullores së UEFA-s, në sfidat e vlefshme për këtë turne, të gjitha futbollistet e grumbulluara duhet të aktivizohen dhe të luajnë disa minuta, e për këtë arsye, në formacionin titullar kuqezi pati një rrotacion total.

Trajneri i Kombëtares deri në 15 vjeç Kreshnik Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion:

Lusia Krraba, Imelda Ara, Adile Sharka, Albina Tashi, Gelda Kadiolli, Orgesa Reci, Klausia Murataj,  Selena Mica, Besarda Guri, Erina Bajramaj, Besmira Fezollari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!