Nadal, legjenda e tenisit njofton tërheqjen
Me 22 Grand Slam-e të fituara, Rafael Nadal, ka njoftuar tërheqjen e tij nga tenisi profesionist
Tenisi botëror ka humbur një nga fenomenet më të mëdha të dy dekadave të fundit. Rafael Nadal njoftoi tërheqjen e tij nga garat garuese mëngjesin e së enjtes 10 tetor.
Pasi përjetoi një 2024 të komplikuar, të karakterizuar nga pjesëmarrja e tij e fundit në Lojërat Olimpike Verore, 38-vjeçari nga Majorka vendosi të ndalë raketën e tij në fushë pikërisht pasi të luaj në Davis Cup Final 8, ku u thirr në dyshe me Karlos Alkaraz.
Rafa Nadal:
“Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Mendoj se nuk jam në gjendje të luaj pa kufizime. Natyrisht që është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë atë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund dhe mendoj se është koha e duhur për të përfunduar karrierën time më shumë se sa e imagjinoja”, – shpjegoi spanjolli në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Nadal në karrierë ka fituar 14 Roland Garros, rekord, 4 US Open, 2 Uimbledon dhe 2 Australian Open, por dh 5 Kupa Davis dhe një medalje ari olimpike.
Ndërkohë i njohur si tifoz i thekur i Real Madrid, në ditën e lamtumirës nga sportii tenisit, ‘Madrid Zone’, ka bërë postimin epik për Rafa-n.

