Lojtari i Brajton rrezikoi jetën në…avion

Futbollisti 20 vjeçar Hulio Enthizo rrezikoi të humbiste jetën gjatë udhëtimit në Paraguaj ndërsa talenti i Brajton në Premier League do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin e ardhshëm me kombëtaren.

Ai mbeti viktimë e një sëmundjeje në avion teksa e bëri të humbiste ndjenjat: “Papritur ndjeja dhimbje të kokës. Për pak sa nuk vdiqa, më ra të fikët në avion”, tha mesfushori sulmues i lindur në vitin 2004.

“Isha i pafuqishëm, nuk mund të haja apo të flija. Në një moment u ngrita për të shkuar në tualet dhe m’u duk sikur po rrëzohesha. Derisa një pasagjer më kapi dhe më mori me vete: më bëri të pi Coca-Cola dhe një supë japoneze dhe kjo më bëri mirë”, tha paraguaiani për Sport Witness.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!