Testi/ Shqipëria takon Armeninë në ‘Arenën Kombëtare’, Reja rinovon…grupin

Shqipëri- Armeni rikthehet në një miqësore pas shumë vitesh. Që nga ai kujtim i bukur për kuqezinjtë teksa në tetor 2015 fitonin 0-3 në kualifikuese të ‘Euro 2016’ duke siguruar praktikisht biletën e parë dhe të vetme të Shqipërisë në një fazë finale të këtij niveli, nuk ka patur asnjë duel tjetër zyrtar apo testues.

Kësisoji, sot në Arenën Kombëtare, me start orën 17:30, kjo ndeshje pritet të jetë një tjetër sfidë e ndezur. Edhe pse miqësore.

Ndërkaq takimi i 6-të mes kombëtareve, vjen pasi Shqipëria u mund tri ditë më parë nga Italia 1-3 në miqësore ndërsa armenët barazuan 2-2 në Prishtinë me Kosovën po në një test miqësor.

Mjaft e veçantë sfida për trajnerin Edi Reja i cili me 99% e ka sfidën e fundit si trajner i Shqipërisë A. Gjithashtu e veçantë kjo miqësore duket dhe për futbollistët e kampionatit Abissnet Superiore prej së cilës do mund të marrin minuta Skuka, Gurishta, Hadroj, Bitri, Cara.

Mbetur te formacinoni eventual, stafi teknik mund të bëjë rotacion në çdo repart pasi vetë tekniku ka deklaruar dje në konferencë se do ti japë mundësi futbollistëve që kanë luajtur më pak. Kështu njëri mes Selmanit apo Kastartit do zërë vendin në portë.

Me shumë legjionarë të larguar edhe në mbrojtje e mesfushë, risitë vërtiten te emrat e Gurishtës, Hadrojit dhe Bitrit. Për sulmin, Reja me shumë gjasë, do ketë një dyshe ‘speciale’ teksa Ernest Muçi (Legia Varshavë) dhe Xhulino Skuka (Partizani) do ta nisin nga fillimi.

Kosovë-Ishujt Faroe, 18:00

Ndërkaq 30 minuta më vonë (18:00), në Prishtinë miqësorja Kosovë- Ishujt Faroe. Dardanët e Zhires, sikundër ndaj Armenisë (2-2) pritet të luajnë sërish me futbollistë të listës me elementë kryesisht nga kampionati vendas./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!