Liga e Kombëve/ Shumë futbollistët e kanë bezdi angazhimin

Kompeticion i nënvlerësuar apo dëmtimet janë shtuar ? Dilema mbetet.
Nation League nis sot me ndeshjet e muajit tetor teksa shumë Kombëtare janë të impenjuara për gati dy javë. Mirpo ajo që po evidentohet këto ditë lidhet me sindromën e mungesave të shumta.
Disa yje si Mbape, Lukaku kryesojnë listën e lojtarëve që e kanë bezdi angazhimin në kompeticionin e ri të UEFA-s. Në fakt, lista është e gjatë.
Me të tjerë që në evidencë paraqesin ‘dëmtime’. Pa shtuar këtu rastin e titullarëve të Serbisë që në shtator refuzuan në masë impenjimin me Stokoviçin trajner.
Edhe Shqipëria pati shenja të tilla që gjithësesi mbetën në limitet e besueshmërisë./Sportiim.al/