Partizani, kompleksi nis të ngjyroset…
Duket se makthi fushë për Partizanin po shkon drejt fundit. Klubi i kuq ka postuar në zyrtaren e tij në ‘Facebook’ se impianti në Tufinë po konsolidohet dhe se veshja me ndenjëset plastike po shkon drejt përfundimit.
E pranoi dje vetë presidenti Demi i cili për “Sportiim al” deklaroi nga Elbasani se Partizani shumë shpejt do t’i luajë takimet në shtëpi.
“Punimet në stadiumin e kompleksit “Partizani” vijojnë me intensitet. Tashmë ka nisur edhe vendosja e stolave, duke veshur me ngjyrat tradicionale të klubit impjantin e ri modern. Një projekt gjigand, i cili gradualisht po merr formë dhe shumë shpejt do të mirpres ndeshjet e Demave të Kuq.”‘ shkruan klubi ne rrjete.