Manaj zyrtarizohet te Uatford

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj ka firmosur me skuadrën angleze të Utaford në Angli.

Siç raporton vetë klubi teksa e ka prezantuar lushnjarin përmes një video, e gjitha ka ardhur në një kohë të shkurtër.

Në fakt për 25 vjeçarin kishte disa skuadra që interesoheshsin por më pas ai vendosi ta kalojë te ekipi anglez që u rrëzua në fund të kampionatit të kaluar nga Premier League.


Pas Canës dhe Armando Brojës, Manaj bëhët futbollisti i radhës kuqezi që pritet të militojë në Premier League.

Ndërkaq, Barcelona nuk është shkëputur plotësisht nga lojtari që kishte në pronësi. Klubi spanjoll ka ende të drejta mbi sulmuesin kuqezi ndërsa në rast shitjeje do të përfitojë 50% të shumës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!