Laçi në kaos, 5 titullarë braktisin mbledhjen

Vijon kaosi te skuadra e Laçit. Mesohet se në takimin e zhvilluar mbrëmë mes skuadrës dhe drejtuesëve ka patur diskutime të forta ku përgjegjësia e gjendjes katastrofike në tabelë ishte temë kryesore.

Në fakt presidenti Laska pasi ka lajmëruar që në mbledhjen e paradites se në orën 18:00 do kishte masa, është përballur me disa situata të reja pasi 4-5 lojtarë titullarë nuk kanë denjuar të asistojnë në takim.

Përballë këtij fakti janë njoftuar po aq lojtarë nga moshat pasi të shtunën luhet akti i 35-të i Abissnet Superiore me Dinamon.

Kjo do të thotë që sot stafi mund të nxjerrë në terren grupin aktual për të zhvilluar një seancë përgatitore.

Te kurbinasit tani ka pllakosur heshtja dhe përfundimi i këtij edicioni më shumë ngjan si angari…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!