Çmenduria e futbollit modern ndodh në Mançester

E rrallë, e pabesueshme, e çmendur. Kështu mund të perifrazohet ndeshja e mbrëmjes së sotme për çerekfinalen e Ligës së Europës luajtur në ‘Old Trafford’ mes Mançester Junajtid dhe Olimpik Lion. Nisur nga akti i parë 2-2, sfida mes dy skuadrave rezultoi e tillë po pas 90- minutave.
Në shtesë Lion luajti me një lojtar më pak mirpo në fushë realizoi dy gola duke e dërguar takimin në shifrat 2-4. Por çudia ngjau. Mançester Junajtid në sy të Sër Aleks Ferguson shënoi tre herë në 5 minuta duke realizuar përmbysjen më të madhe mbase në histori.
Mançester Junajtid- Lion 5-4 (2-2)..pas kohës shtesë
10′ Ugarte, 45’+1′ Dalot, 114′ Fernandez (p), 120′ Maino, 121′ Meguajer / 71′ Toliso, 78′ Taljafiko, 105′ Sherki, 108′ Lakazet (p)
