Shpërthen Daku, dy gola në pak minuta me Rubin më pas merr të …kuq

Dy gola në 28′ për Mirlind Dakun në kampionatin rus. Në duelin me Spartak Moskë sulmuesi kuqezi i Rubin Kazan shënoi në minutat 8′ dhe 28′ duke i dhënë drejtim pjesës së parë.
Në fund të pjesës së parë Spartak shkurtoi diferencën me Barco (pen 43′) por që në fund rezultoi vetëm për statistikë pasi e gjithë ndeshja përfundoi 2-1 për Rubin Kazan.
Në fakt një episod mes dy futbollistëve Daku dhe Duarte bëri që arbitri i ndeshjes të largojë të dy lojtarët me karton të kuq (pas dy të verdhave, min 74′). /Sportiim.al/