Euro U17 për vajza / Shqipëria mundet nga Andorra 0-1

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 zhvilloi sot ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kampionatit Europian ndaj vendasve të Andorrës.

Ndeshja e luajtur në Centre d’Entrenament FAF u mbyll me fitoren minimale të Andorrës 0-1.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Sara Mustafa (C), Albana Malaj, Samanta Hysa, Gerta Brahimi, Amelia Reci, Desara Lorja, Christina Bekteshi, Isabella Kuci, Kristel Tuku, Erina Bajramaj.

Ndeshja u vendos nga një penallti e fituar nga Andorra në minutën e 32-të. Nga pika e bardhë goditi saktë Elia Quilez.

Shqipëria tentoi të barazonte rezultatin deri në fund, por pa sukses. Në minutën e 90-të, ekipi mbeti me 10 lojtare në fushë, pasi Amelia Reci u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja përfundoi 0-1 për Andorrën.

Shqipëria do të luajë të hënën ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi ndaj Bjellorusisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!