Alonso: Leverkusën ende nuk është dorëzuar në Champions

Thuajse e ka mbyllur me Ligën e Kampionëve. Mirpo trajneri spanjoll i Bayer Leverkusën në konferencë shtypi para duelit me Bajern Mynih (bavarezët udhëtojnë me fitoren e parë 3-0) shprehet se skuadra e tij do të tentojë mrekullinë.
Alonso ndër të tjera:
“Ndonjëherë nga situata shumë të vështira, të cilat duken të pamundura, mund të lindë diçka epike dhe nesër mund të bëjmë diçka epike. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por duhet të besojmë në të.”
Kështu tha trajneri i Leverkusenit, Çabi Alonso, në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Bajern Mynih, i cili e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-0.
Këtu vjen koncepti i epik, -shpjeguar nga Alonso, i cili beson në një përmbysje të mundshëme, pavarësisht faktit se gjërat komplikohen më tej nga dëmtimi i tendinit në kyçin e këmbës që do të mbajë jashtë për disa javë Florian Virtz, yllin e aspirinaveit.
“Të gjithë mendojnë se Bajern është kualifikuar. Tifozët e tyre e japin 100% por unë them se në futboll çdo gjë mund të ndodhë, dhe na takon ne të përpiqemi të fitojmë ashtu siç duhet E gjithë karriera është e gjitha ose asgjë, por nëse vitin e kaluar e fituam Bundesligën pa humbur asnjë ndeshje, atëherë mund ta bëjmë edhe nesër”.
Ndërkaq fituesi i këtij dueli gjerman do të takohet në çerekfinale me Interin. Gjithnjë nëse italianët kalojnë Fejnord me të cilin fituan të vajtjes 0-2. /Sportiim.al/