Nis MotoGP, në teste shkëlqejnë vëllezërit Markez

Sezoni i ri i Botërorit 2025 në MotoGP fillon në Bangkok të Tajlandës. Me prezantimin e njëkohshëm të të gjitha skuadrave skuderitë zbuluan motorët dhe objektivat e tyre për kampionatin botëror që do të nisë në Tajlandë më 28 shkurt, me 22 gara të shoqëruara dhe me Sprinte.
Ndërkohë pasi kryen prezantimet përpara tempullit prej mermeri, ku Ducati mori pjesën e luanit pas sezoneve të fundit si protagonistë, të gjithë kanë pozuar me motorët e tyre.
Sakaq sot 12 shkurt dhe nesër zhvillohen testet e Buriram-it, të gjithë përveç kampionit në fuqi Horge Martin i cili u zhvendos te Aprilia dhe mungon për shkak të dëmtimi. Spanjolli u dëmtua keq në testet e para me skuderinë e re në 5 shkurt në pistën e Sepang…
Në testet e sotme vëllezërit Markez kryesuan renditjen e kombinuar teksa ka dhe pak më pak se një orë para fundit të xhirove testuese. Deri më tani vetëm pesë pilotë kanë arritur të kalojnë nën 1:29′.