Reformë te Junajtid, Ratklif gati të përgjysmojë klubin

Vijojnë skarcimet te Mançester Junajtid. Më shumë shkurtime në horizont te klubi i famshëm anglez.
Miliarderi Sir Xhim Ratklif, në fakt, sipas asaj që u zbulua nga tabloidi anglez Daily Mail, është gati të shkarkojë të paktën 100 anëtarë të tjerë të stafit në klub dhe të vazhdojë strategjinë e tij të uljes së kostove.
Ndonëse nuk është specifikuar një shifër e saktë, mes punonjësve të Djajve të Kuq momeneti i keq mbetet prezent teksa më shumë se 100 personë presin pushimin nga puna, por – nënvizohet – më pak se 200.