Xhaka lajmëron fundin e karrierës

Interesant fakti që Taulant Xhaka ka mbajtur shpesh numrin 34, e mban i vëllai Graniti te Leverkusen po 34 dhe vendos të mbyllë në moshën 34 vjeçare.

Pak kohë më parë u tërhoq nga Kombëtarja kuqezi ndërsa sot Taulant Xhaka ka njoftuar mbylljen e karrierës me futbolin edhe në rang klubi. Pjesë e Bazel teksa njeh dhe 6 tituj kampionë, ish mesfushori kuqezi në moshën 34 vjeçare deklaron se në fund të edicionit do të ndalojë së luajturi.

Taulant Xhaka

“Gjithçka që kam mundur të përjetoj me këtë klub deri më tani është ende një ëndërr për mua , sidomos si vendas i Bazelit. Kam qenë në gjendje të përjetoj kaq shumë momente të mrekullueshme në klub, kam pasur kaq shumë bashkëlojtarë të mëdhenj në dhomën e zhveshjes dhe kam qenë në gjendje të luaj kundër futbollistëve më të mirë në botë.

Ishte gjithmonë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë që të ndaloja të luajturit futboll dhe kam arritur në konkluzionin që në verë do të jetë ai moment. Do të jem 34 vjeç në fund të marsit dhe çfarë mund të jetë më mirë se të tërhiqem në moshën 34-vjeçare, numrin që kam mbajtur mbi shpinë që te të rinjtë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!