Çelsi fitore bindëse, Komo e Vijareal nga tri pikë me ‘poker’

Çelsi luajti javën e 22-të dhe të fundit të këtij raundi të Premier League në ‘Stamford Bridge’. Këtë mbërmje ndaj Uolves skuadra londineze fitoi me shifrat 3-1.
Ndërkohë në Serie A (java 21) ishte në program dueli Komo- Udineze. Debutuesit e Çesk Fabregas fituan thellë 4-1.
Një takim pati sot edhe në La Liga për javën e 20-të. Vijareal shpartalloi 4-0 Majorkën e Vedat Muriqit