Shuhet legjenda Sabah Bizi

sportiim2

Legjenda e patjetërsueshme e futbollit shqiptar, Sabah Bizi ka ndërruar jetë sot në moshën 79 vjeçare.

Fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Partizanit, Bizi debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Në sezonet 1971-72, 1973-74 dhe 1977-78 ai u shpall 3 herë kampion. Njëkohësisht do të fitonte edhe tre Kupa te tjera të Republikës, pikërisht në sezonet 1971-72, 1978-79 dhe 1980-1981.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Sabah Bizi figuron një nga figurat thelbësore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Bekenbauer dhe duke eleminuar Gjermaninë.

Ai u tërhoq nga futbolli në moshën 34 vjeçare, pikërisht në vitin 1982. Bizi lindi në Shkodër më 26 janar 1948.

Reagon Presidenti Armand Duka dhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi

?>