Rikthehet Superioria, Kupa e ndjek me turin e tretë

Do të startojë të premten me tre ndeshje. Abissnet Superiore ka në radhë raundin e 20-të i cili përkon me ndeshjet e para zyrtare të vitit kalendarik 2025. Dy duelet e tjera zhvillohen të shtunën.

Më pas radha e Kupës së Shqipërisë (edicioni i 73-të) ndërsa për turin e tretë më 14 janar dy ndeshje (Laçi- Kukësi dhe Tirana -Bylis). Për të luajtur një ditë më vonë gjashtë përballjet e tjera të cilat edhe në këtë tur janë me eleminim direkt.

Ndërkaq me merkaton e hapur dhe rregullin e FSHF-së për të lejuar 7 futbollistë të huaj në formacion, i gjithë sezoni mbetet mister. Forca ekonomike merr vlerë dhe raportet në klasifikim apo qasjen në fazant e ardhshme në Kupë,mund të ndryshojnë jo pak.

Abissnet Superiore, java e 20-të:

E premte 10 janar 2025

13:30

Egnatia- Laçi

Bylis-Dinamo Siti

17:00

Vllaznia- Tirana

Të shtunën 11 janar 2025:

17:00

Partizani- Skënderbeu

AF Elbasani-Teuta/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!